Vazhdojnë protestat kundër Qeverisë së Hungarisë

18 dhjetor 2018 | 11:07

Mijëra njerëz janë mbledhur të hënën mbrëma jashtë ndërtesës së televizionit shtetëror të Hungarisë, për të pestën natë me radhë, për të protestuar kundër qeverisë djathtiste të kryeministrit, Viktor Orban.

“Nuk do të largohemi”, “Ata po gënjejnë ditë e natë”, kanë brohoritur protestuesit.

Dy ligjvënës u tërhoqën zvarrë jashtë ndërtesës së televizionit në Budapest, pasi bënë përpjekje të nxjerrin në transmetim një peticion kundër Orbanit.

Peticioni bënte thirrje për tërheqjen e, siç thuhet, “ligjeve të skllavërisë”, raporton “Rel”.

Protestat janë ndër më të mëdhatë në disa muaj dhe shpërthyen pas kalimit të një ligji të ri të punës, i cili mundëson gjashtë ditë pune në javë.

Por, protestuesit po ashtu kërkojnë të luftohet korrupsioni qeveritar, të krijohet një gjyqësor i pavarur dhe të mbrohen mediet e pavarura.

Qeveria e ka mbrojtur ligjin e ri të punës, duke thënë se ai do të lehtësojë mungesën e punëtorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës edhe pas miratimit të ligjeve…