Opozita kthehet në Kuvend

18 dhjetor 2018 | 12:34

Dy partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka vendosur që të kthehet në Kuvend pas një bojkoti të gjatë.

Mësohet se deputetët opozitarë do të marrin pjesë në të dyja seancat e kësaj jave, atë të së enjtes për buxhetin dhe atë të së premtes për vetting-un në politikë.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar shkurt: “Po kthehemi në Kuvend për studentët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar…