![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/12/F8A2773B-BD22-45BE-8C3A-B791B0F2475F.jpeg)
Ky është shqiptari që ia zbardhi fytyrën Pep Guardiolës
18 dhjetor 2018
| 23:14
Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Arjanet Muriqi ia ka siguruar Manchester Cityt gjysmëfinalen e kupës EFL pasi ka pritur dy penalti të Leicester Cityt.
Koha e rregullt përfundoi 1 me 1 me golat e Kevin De Bruyne e Mark Albrighton ndërsa portieri gjigant u përkujdes që City të kalonte në raundin e ri të kupës pas penaltive të ekzekutuara.
Pasi Fuchs dështoi të çonte topin në rrjet nga penaltia, Muriq ndali penaltitë e Maddisonit dhe Soyuncus para se Zinchenko të realizonte golin e fundit për Cityn./koha.net/