Policëve u ndalohet hyrja në kafene dhe xhami gjatë orarit të punës

19 dhjetor 2018 | 11:26

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Raif Qalaj, kanë raportuar në Komisionin parlamentar për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrjen e FSK-së.

Qalaj para deputetëve ka thënë se orari i punës është duke u respektuar nga policia dhe se u është ndaluar qëndrimi në kafene dhe shkuarja në xhami gjatë orarit të punës.

“Orari i punës është duke u respektuar qind për qind. Ua kemi ndaluar pjesëtarëve policorë qëndrimin në kafene gjatë orarit të punës dhe shkuarjen në xhami”, ka thënë Qalaj.

Më tutje, Qalaj ka bërë me dije se policisë i janë shtuar 107 pjesëtarë të intervenimit të shpejtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Habib Mustafa Fjala e recensuesit Libri “Flakadanët e lirisë 5”…