Radojiçiqi, i dyshuari për vrasjen e Ivanoviqit ndodhet në Kopaonik të Serbisë (Video)

19 dhjetor 2018 | 12:08

Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i cili dyshohet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit ndodhet në Kopaonik të Serbisë.

“Sipas informatave që ka Policia, Radojiçiq ndodhet në Kopaonik”, ka thënë Rashit Qalaj, drejtori i Policisë para Komisionit për punë të brendshme dhe siguri dhe mbikëqyrjen e FSK-së.

Ndryshe më 23 nëntor, njësitë speciale të policisë kosovare arrestuan katër persona, tre prej cilëve të dyshuar në lidhje me vrasjen e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq, por nuk arritën ta kapnin edhe Radojiçiqin. (Klan Kosova)

https://www.youtube.com/watch?time_continue=51&v=cAVWs0k24yM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arijanet Muriq ka qenë lojtari kryesor i Manchester Cityt në…