Një vit burgim me kusht ndaj Ramadan Mujës

19 dhjetor 2018 | 16:29

Gjykata e Gjilanit  ka shpallur sot verdiktin ndaj ish-kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja, dhe ish-zyrtarëve tjerë të kësaj komune të akuzuar bashkë me të për vepra penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar.

Kështu Ramadan Muja për pikën 1 të akuzës lirohet dhe shpallet i pafajshëm, raporton “Kallxo.com”.

Për pikën 2 dhe 3 të akuzës Ramadan Muja dënohet me dënim unik me burgim prej 12 muajve me kush që brenda dy viteve mos të kryej vepër të re penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti dhe Zonja e Parë e SHBA kanë publikuar fotot…