Zyrtare: Rexhepi, trajner i Llapit

19 dhjetor 2018 | 16:30

Xhengis Rexhepi do të jetë pasardhës i Bekim Shotanit në bankinën e Llapit. Trajneri i ri që është nga Maqedonia është prezantuar të mërkurën në konference për medie.

36-vjeçari është trajner i licencuar me ‘UEFA A Pro Licence’, kurse me herët ka qenë ndihmëstrajner te skuadra e Sivassporit në Turqi, ndërsa mban postin ndihmëstrajnerit edhe në Përfaqësueses së Maqedonisë.

Rexhepi premtoi punë profesionale, disiplinë dhe përkushtim për të arritur objektivat të cilat i ka Llapi. Ai ka thënë se ndihet i nderuar që do mbaj postin e trajnerit të një klubi të madh siç është Llapi. Kërkesa e trajnerit Rexhepi ishte përkrahje maksimale nga simpatizuesit e klubit në të gjitha ndeshjet që rruga drejt titullit kampion të jetë më e lehtë dhe e arritshme.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Gjilanit  ka shpallur sot verdiktin ndaj ish-kryetarit të…