SHBA-ja planifikon “të tërhiqet nga Siria”

19 dhjetor 2018 | 18:22

Shtetet e Bashkuara po përgatiten për tërheqjen e të gjitha trupave nga Siria, raportojnë mediet amerikane.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes i ka thënë “CNN”-it se plani është për tërheqje “të plotë dhe të shpejtë”.

Janë rreth 2,000 trupa amerikane në Siri, që mision kryesor kanë pasur trajnimin e forcave lokale për të luftuar grupin militant Shteti Islamik.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka premtuar muaj më parë se trupat amerikane do të tërhiqen “shumë shpejt” nga Siria.

“E kemi mundur Shtetin Islamik në Siri”, ka shkruar Trump sot në “Twitter”.

Shteti Islamik është mposhtur në pjesën më të madhe të Sirisë, por besohet se luftëtarët e tij vazhdojnë të jenë aktivë në disa lagje të vogla./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi ka bërë me dije…