Në UP mbahet ceremonia e certifikimit të praktikantëve

20 dhjetor 2018 | 18:34

Në rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të enjten është mbajtur ceremonia e certifikimit të praktikantëve, të cilët kanë përfunduar me sukses programin e punës praktike në administratën e UP-së, si dhe grupit të studentëve vullnetarë.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, i ka përgëzuar studentët e pranishëm për punën dhe suksesin e treguar dhe ka theksuar rëndësinë e punës vullnetare, të cilën ai e konsideroi vlerë të jashtëzakonshme për individin.

Në këtë ceremoni morën pjesë 61 praktikantë, të cilët e kryen praktikën profesionale në periudhën korrik-shtator 2018, 81 praktikantë, të cilët e përfunduan praktikën profesionale në periudhën tetor-dhjetor 2018, si dhe 13 vullnetarë, të cilët shërbyen gjatë periudhës tetor-dhjetor në aktivitetet e organizuara nga UP.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Melihate Tërmkolli Ekipi negociator i Kosovës i votuar këto…