Tayna: Talenti nuk mjafton për të arritur sukses në muzikë!

20 dhjetor 2018 | 18:51

Është bërë e famshme që kur ka publikuar projektin e parë muzikor, por talenti nuk i ka mjaftuar që të arrijë sukses në këtë treg.

Tayna ka zbuluar se talenti duhet patjetër, por edhe disa gjëra të tjera që të bëjnë të arrish majat në toplistat muzikore.

“Duhet të kesh talent patjetër, por duhet të kesh dhe fat dhe t’i dish lojërat e këtij biznesi dhe të njoftosh njerëz të duhur që përshtatesh me ta, që të ndihmojnë dhe i ndihmon”, ka thënë ajo në emisionin “Express Morning”.

Së fundmi, ajo ka publikuar projektin e ri “Aje” në duet me Ledri Vulën, i cili rezultoi po aq i suksesshëm sa hitet e tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brad Pitt ka kaluar një vit të vështirë për shkak…