Shqiptarët që luftuan për çlirimin e Kroacisë, protestojnë para ambasadës në Prishtinë

21 dhjetor 2018 | 11:19

Një numër qytetarësh janë dalë sot para ambasadës së Kroacisë në Prishtinë.

Ata janë duke kërkuar që t’u njihet statusi i luftëtarit , invalidit  dhe shtetësisë së Kroacisë si dhe njohja e pranimit zyrtar të brigadës  në Gospiç të Kroacisë, raporton “Klan Kosova”.

Pjesëmarrësit në protestën paqësore e cila ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë të luftëtarëve shqiptarë pjesëmarrës në luftën për çlirimin e Kroacisë janë pritur nga pjesëtarët e forcave të rendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Izmi Zeka ka përkujtuar Tefik Zymberin dhe Hanumshahe Abdullahun,…