Ministria e Arsimit tregon datat se kur do të këtë pushim për nxënësit

21 dhjetor 2018 | 13:32

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka bërë me dije së më 25 dhjetor do të jetë ditë pushimi.

Po ashtu kjo ministri ka bërë me dije se edhe më 1, 2 dhe 7 janar 2019 do të jetë ditë pushimi.

“Bazuar në Ligjin për festat zyrtare në Kosovë dhe Kalendarin për vitin shkollor 2018/2019, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton të gjitha institucionet arsimore se me rastin e Krishtlindjeve Katolike, data 25 dhjetor 2018 do të jetë ditë pushimi. Po ashtu, ditë pushimi do të jenë edhe datat 1 dhe 2 janar 2019 me rastin e festës së Vitit të Ri, si dhe me 7 janar 2019 për nder të Krishtlindjeve Ortodokse. Për institucionet e arsimit parauniversitar, periudha e parë e vitit shkollor përfundon me datën 28 dhjetor 2018 dhe periudha e dytë fillon më datën 14 janar 2019. Ndërsa, institucionet parashkollore pushojnë konform Ligjit për festat zyrtare (25 dhjetor 2018, 1, 2 dhe 7 janar 2019). Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ua uron festat e fundvitit të gjithë mësimdhënësve, studentëve, nxënësve dhe prindërve!”, është thënë në njoftimin e MAShT-it.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhuesi i procesorëve Qualcomm fitoi një tjetër betejë ligjore për…