Kurti i gëzohet rikthimit të deputetes Saranda Bogujevci në Kuvend

21 dhjetor 2018 | 14:46

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje(LV), Albin Kurti, ka mirëpritur kthimin e deputetes Saranda Bogujevci në Kuvend pas një operacioni të kryer në Mançester.

Ai ka rikujtuar se Saranda si vajzë e mitur është qëlluar me 16 plumba në trup nga policët serbë më 28 mars 1999 dhe se tani është duke u rikuperuar nga këto plagë.

“Saranda u rikthye në Prishtinë nga Mançesteri. Pjesa e parë e operacionit të rikuperimit nga plagët e luftës ka shkuar siç është më së miri. Saranda si vajzë e mitur është qëlluar me 16 plumba në trup nga policët serbë më 28 mars 1999”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror të Kosovës për bisedimet me Serbinë,…