Lidershipi i LDK-së bën homazhe të varri i Ibrahim Rugovës, Mustafa mungon

23 dhjetor 2018 | 12:34

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe strukturat e saj me rastin e 29-vjetorit të themelimit të kësaj partie kanë bërë homazhe të varri i themeluesit dhe ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Sabri Hamiti, ka thënë se shënimi i këtij përvjetori është e natyrshme të fillohet nga vizita te varri i atij që ngriti themelet e kësaj partie.

“Është e kuptueshme që LDK-ja nuk është ajo e viteve 1998, pasi kanë ndërruar gjeneratat dhe brezat e rinj mund të kenë edhe energji të reja. Por edhe sot, LDK-ja nuk është shkëputur nga parimet themeltare të saj”

“LDK sikurse kur u themelua edhe sot e ka të njëjtën tolerancë. Dialogun e bën në mënyrë të qetë por duke thënë shumë”, ka thënë Hamiti.

Por kryetari i tanishëm i LDK-së, Isa Mustafa, nuk ishte prezent në homazhe për shkak të shëndetit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se kush…