Cunami godet Indonezinë pas shpërthimit të një vullkani

23 dhjetor 2018 | 12:45

Një cunami besohet se ka shkaktuar shpërthimin e një vullkani, duke vrarë të paktën 168 persona dhe plagosur rreth 750 të tjerë në ngushticën Sunda të Indonezisë, njoftuan zyrtarët.

Edhe 30 persona konsiderohen të zhdukur.

Cunami ka goditur këtë rajon në orët e vona të 22 dhjetorit, ku valët e mëdha përfshinë shtëpi dhe hotele, kanë thënë zyrtarët qeveritarë.

Një zyrtar i departamentit për menaxhimin e fatkeqësive në Indonezi ka thënë se numri i viktimave pritet të rritet, përderisa autoritetet janë duke mbledhur ende informacione nga zonat e prekura nga cunami.

Shkencëtarët e Agjencisë së Meteorologjisë dhe Gjeofizikës së Indonezisë thanë se dyshojnë se cunami mund të ketë shkaktuar rrëshqitje të dheut, gjë që ka çuar në shpërthimin e ishullit vullkanik Anak Krakatau, që gjendet në ngushticën në mes ishullit Java dhe Sumatra.

Cunami goditi këtë zonë 24 minuta pas shpërthimit të vullkanit.

Në shtator, më shumë se 2500 persona humbën jetën pasi një tërmet dhe një cunami goditën qytetin Palu të ishullit Sulavesi, në lindje të Borneot.

Ndërkaq më 26 dhjetor, 2004, rreth 230 000 persona kishin vdekur pasi një cunami kishte goditur 13 shtete në Oqeanin Indian, përfshirë Indonezinë, Shri Lankën, Indinë dhe Tajlandën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka…