Krasniqi: Isa Mustafa është i fiksuar pas 3 përqindëshit

23 dhjetor 2018 | 16:24

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se partia e Shpend Ahmetit nuk mund të merr pjesë në dialog me 3 për qind të votave.

Me këtë rast, Krasniqi, ka thënë se Mustafa qysh prej keqpërdorimeve është i fiksuar pas 3 përqindëshit.

“Ata po vajtojnë e po qesin fall, ne po ecim përpara e po forcohemi. Isa Mustafa paska deklaruar që ne si parti i kemi 3 për qind, prandaj nuk mund të marrim pjesë në dialog. Aq shumë iu ka fiksuar kjo shifër qysh prej keqpërdorimeve të fondit të 3 përqindëshit, saqë kurrqysh s’po mundet me e largu prej mendjes . Por derisa Isa dhe LDK-ja vajton, e ai sekti tjetër qet fall, PSD-ja po ecë përpara e po forcohet. Gjithmonë keni qenë falltorë të dobët. Krejt parashikimet kanë me ju dështuar”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lazio arriti të fitonte përballjen me Cagliarin me rezultatin 3-1.…