Shqiptari shpallet kampion bote në kikboks

23 dhjetor 2018 | 19:48

Kikboksieri shqiptar Adriatik Cami është kampion bote në kategoritë WKF dhe WIPU.

Kampioni nga Dibra hodhi në knock-out kundërshtarin nga Maroku që në raundin e dytë, duke bërë të vetët rripin e dy titujve.

Në sallën sportive “Feti Borova” takimi nisi në malore për Camin që iu imponua grushteve dhe dominimit të kundërshtarit, por i ruajti forcat për t’i gjetur goditjet fatale në raundin e dytë.  Disa goditje të sinkronizuara të Camit e detyruan kundërshtarin 22-vjeçar të dorëzohet, duke i dhënë të drejtë shqiptarit për të vendosur në brez dy titujt.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po ofrohet 27 vjetori i sulmit të parë të forcave…