Kraja: Të gjithë ata që sot u shfaqën si themelues të LDK-së, nuk janë të tillë

23 dhjetor 2018 | 23:31

Akademiku Mehmet Kraja ka sulmuar udhëheqjen aktuale të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se të “gjithë ata që e quajnë vetën themelues të saj, nuk janë të tillë”.

Reagimi i tij vjen pas shënimit të 29-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK).

“Të gjithë ata që sot u shfaqën si themelues të LDK-së, nuk janë të tillë”, ka shkruar Kraja në llogarinë e vet në “Facebook”.

Mehmet Kraja është njëri prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po vazhdon debate vizuel në mes të zyrtarëve të Vetëvendosjes…