89 gjoba për ndotësit vetëm gjatë muajit nëntor

24 dhjetor 2018 | 15:37

Në kuadër të aktiviteteve të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Let’s Do It ka bërë monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga insektorët komunal mjedisor.

Bazuar në të dhënat e monitorimit, rezulton se gjatë muajit nëntor në të gjitha komunat e Kosovës janë shqiptuar 89 gjoba mandatore për ndotësit.

Komuna e Prishtinës i prin listës së komunave me më së shumti gjoba të shqiptuara, gjithsej 35, pasuar nga Komuna e Vushtrrisë ku janë shqiptuar nëntë gjoba nga inspektorët mjedisor.

Me nga shtatë gjoba të shqiptuara lista vazhdon me Komunën e Gjakovës dhe atë të Malishevës, pasuar nga Komuna e Prizrenit me pesë gjoba të shqiptuara për ndotësit, derisa në Komunën e Pejës, të Istogut dhe atë të Obiliqit janë shqiptuara nga katër gjoba për ndotje të mjedisit.

Në Komunën e Vitisë janë shqiptuar vetëm dy gjoba gjatë muajit nëntor, ndërsa tri të tilla kanë qenë në Komunën e Kamenicës.

Por, asnjë gjobë e vetme nuk është shqiptuar në komunat, si: Rahoveci, Fushë Kosova, Skenderaj, Podujeva, Mitrovica, Ferizaj, Kaçanik, Hani i Elezit, Klina, Deçani, Juniku, Shtimja, Lipjani, Drenasi dhe Dragashi. Përderisa, në Komunën e Gjilanit dhe atë të Suharekës është shqiptuar vetëm nga një gjobë për ndotësit.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 300…