Dënohet krimineli serb që kishte kryer krime në Bosnje dhe Hercegovinë

24 dhjetor 2018 | 22:22

Ish luftëtari serb Zdravko Lubarda është dënuar me gjashtë vite burg nga gjykata boshnjake.

Ai ishte i akuzuar për persekutimin e civilëve mysliman boshnjakë gjatë viteve 1992-1993 në luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Gjykata e arsyetoi dënimin e lehtë ndaj Lubarda me arsyen se nuk kishte brutalitet në krimet e bëra, shkruan “Indeksonline”.

Zdravko Lubarda u lirua nga akuza për zhdukjen e një boshnjake në vitin 1992.

Në këtë gjykim përveç Lubardas i akuzuar ishte edhe një policë rezervë me emrin Ozren Planojeviç.

Gjykata e liroi Planojeviç nga të gjitha akuzat.

Ish luftëtari i Serbisë, Zdravo Lubarda ka mundësi të apeloj ndaj vendimit të gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avni Hysenin i cili dikur ka qenë pjesë e Ushtrisë…