Bien tregjet aziatike të aksioneve

25 dhjetor 2018 | 14:37

Indeksi i tregut të aksioneve ka shënuar rënie në Japoni, duke reflektuar kështu shqetësimet e tregtarëve pas rënieve të shënuara edhe në Wall Street në Shtetet e Bashkuara.

Nikkei në Japoni është përballur me rënie prej 5 për qind duke shënuar uljen më të rëndë nga prilli i vitit 2017.

Ulje në tregjet e aksioneve është vërejtur edhe në Shangai, Bangkok dhe Tajvan.

Investitorët kanë qenë së fundmi të shqetësuar pas raportimeve se presidenti amerikan, Donald Trump është duke shqyrtuar shkarkimin e Jerome Powell nga pozita e shefit të Bankës Qendrore në ShBA.

Sa i përket Ditës së Krishtlindjes, tregjet amerikane kanë shënuar uljen më të keqe në histori.

Në mesin e arsyeve për këtë gjendje janë përmendur edhe tensionet tregtare ShBA-Kinë si dhe mbyllja e Qeverisë amerikane, pasi Kongresi ka refuzuar të financojë planin e presidentit Trump për ndërtimin e murit që do të ndajë ShBA-në me Meksikën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Letrat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA),…