Rangersi mendon shitjen e Grezdës

25 dhjetor 2018 | 21:33

Eros Grezda është vendosur në qendër të kritikave nga ana e tifozëve të Rangers, pas paraqitjeve të dobëta që prej transferimit të bujshëm në muajin shkurt.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po cilësohet një shpenzim pa vlerë i klubit skocez, aq sa po kërkohet shitja e tij në janar, e madje edhe shkëputja e kontratës.

Glasgow Rangers fituan ndeshjen e fundit me Middleton, por Grezda u zëvendësua pas një pjese lojë nga trajneri Gerrard, ndërsa loja e tij u vlerësua si zhgënjyese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i katërt i revistës për kulturë, gjuhë dhe media,…