Ukraina i jep fund gjendjes së luftës në rajonet kufitare

26 dhjetor 2018 | 15:33

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka deklaruar fundin e gjendjes së luftës në rajonet kufitare të vendit, që është imponuar muajin e kaluar pasi Rusia kapi anijet ukrainase në Detin e Zi.

“Sot, përfundon gjendja e luftës. Ky është vendimi im kryesor”, ka thënë Poroshenko gjatë një takimi të kabinetit ushtarak në Kiev, më 26 dhjetor.

Poroshenko ka thënë se kishte ndërmarrë këtë vendim “bazuar në analizën e të gjithë komponentëve të situatës së sigurisë në vend”.

Më 26 nëntor, parlamenti i Ukrainës mbështeti kërkesën e Poroshenkos për gjendjen e luftës pasi forcat ruse qëlluan mbi anijet e Ukrainës dhe kidnapoi 23 marinarë pranë ngushticës Kërç. Detarët ende mbeten në paraburgim nga Rusia.

Gjendja e luftës 30-ditore ishte imponuar në 10 rajone, duke përfshirë zona afër territoreve të kontrolluara nga rebelët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit dhe në bregun e Detit të Azov. /Rel/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë fjalimit vjetor…