Essieni paralajmëron largimin e Hazardit nga Chelsea

27 dhjetor 2018 | 10:07

Legjenda e Chelseat, Michael Essien, e ka paralajmëruar klubin londinez se ylli belg i skuadrës, Eden Hazard, mund të largohet gjatë verës së ardhshme, pasi të gjithë duan të luajnë për Real Madridin.

Hazardi nuk e ka pranuar ende ofertën e klubit të “Stamford Bridge”, pasi nuk e marrë ende vendimin për të ardhmen e tij.

“Hazardi është një nga lojtarët më të mirë në botë. Interesimi i Real Madridit, kam dëgjuar për këtë nga mediet. Por, dua të them, kur Real Madridi të thërret, çdo lojtar dëshiron të luajë për të. Megjithatë, ai është i lumtur në Chelsea dhe shpresoj që ajo do të mund ta mbajë”, ka thënë Essien.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve…