Haradinaj takohet me naftëtarët, flasin për çmimin e naftës

27 dhjetor 2018 | 10:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve, të cilëve ua ka shprehur interesimin institucional për çmimin e naftës dhe derivateve të saj në tregun e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës me vëmendje po e përcjellë gjendjen në tregun e naftës dhe do të bashkëpunojë ngushtë me mekanizmat që e rregullojnë këtë sektor. Në takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve kam shprehur interesimin institucional për çmimin e naftës dhe derivateve të saj në tregun e Kosovës. Pasi dëgjova edhe qëndrimin e tyre, premtova për angazhimin tim për zgjidhjen e shumë pengesave administrative me të cilat po përballet ky treg, siç janë mungesa e ligjit për naftën dhe e depove doganore, si dhe taksa për kyçjen në rrugë, të cilat e rrisin koston e importuesve dhe rrjedhimisht edhe çmimin në treg. Duke respektuar tregun e lirë, kam insistuar në kujdes ndaj qytetarëve të vendit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Jurgen Klopp ka bërë me dije se synimi  i…