Shoqata për të drejtat e pacientëve bën thirrje të ndërpritet greva në shëndetësi

27 dhjetor 2018 | 10:59

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen e pacientëve pas hyrjes në grevë të stafit shëndetësorë.

Kjo shoqatë ka bërë thirrje që të ndërpritet kjo grevë.

“Ne konsiderojmë se stafi shëndetësorë duhet të ketë paga në përputhje me detyrat, përgjegjësitë dhe punën që bëjnë. Kjo gjë mund të arrihet vetëm përmes ndërrimit të mënyrës së pagesës, përkatësisht duke e ndarë blerësin nga ofruesi i shërbimit shëndetësor dhe duke e aplikuar pagesën për performancë” është thënë në komunikatën e PRAK-ut.

PRAK-u ka thënë se edhe rritja e pagave të stafit mjekësor në të kaluarën, nuk e kanë përmirësuar cilësinë e shërbimeve, ajo ka mbetur e njëjtë edhe 20 vite pas luftës.

“Përmes kësaj komunikate, ju bëjmë thirrje përfaqësuesve sindikal që ta ndërpresin grevën dhe Qeverisë së Kosovës të reflektoj ndaj kërkesave të grevistëve”,, është thënë në komunikatën e PRAK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur takimi i radhës i ekipit negociator për bisedimet…