Haradinaj: Polici në Istog u vra duke ndihmuar qytetarët e marrë peng gjatë plaçkitjes

27 dhjetor 2018 | 18:11

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga vrasja e policit në  Komunën e Istogut.

Sipas tij, reagimi i policit Izet Demaj është shembull se si mbrohet jeta e qytetarëve.

“I tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Istog dhe ish ushtar i luftës sonë çlirimtare, Izet Demaj. Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të marrur peng, gjatë plaçkitjes së një banke sot, pa menduar për veten e tij, fatkeqësisht ka humbur jetën. Izeti është shembull se si mbrohet jeta e qytetarëve. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen Demaj dhe Policinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në javën e dytë të janarit, në Hagë, do të…