Messi: E dija që nuk isha në garë për “Topin e Artë”

28 dhjetor 2018 | 08:51

Argjentinasi Lionel Mesi u rendit i pesti në garën për “Topin e Artë”, por duket se këto janë gjëra që nuk e shqetësojnë shumë argjentinasin.

Ai e ka konsideruar rivalitetin me Cristiano Ronaldon si të shëndetshëm për tifozët. Të dy kanë fituar shumë në La Liga, derisa portugezi vendosi të largohej. Për “Marca”, ylli i Barcelonës u shpreh: “Rivaliteti me Cristianon ishte shumë i shëndetshëm dhe i mirë për tifozët”. Secili prej tyre e ka fituar çmimin individual të “Topin të Artë” nga 5 herë, derisa Luka Modriq theu këtë hegjemoni.

“Dëgjova për kandidatët dhe e dija se nuk isha në garë. Unë e dua futbollin, por familja është mbi të gjitha”, përfundoi Messi, duke nënvizuar se përpos gjithçkaje ai ka prioritete më madhore në jetë se futbolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diaspora e Kosovës, jo vetëm që ka vazhduar, por edhe…