Kuçi: PDK-ja nuk bën lëshime kur është interesi i vendit

28 dhjetor 2018 | 10:08

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka thënë se ky subjekt politik nuk bën lëshime kur është interesi i vendit dhe i kombit.

“Për proceset e mëdha, PDK-ja historikisht nga vitit 1999 e deri më sot ka qenë lokomotivë e këtyre proceseve, por jo e vetme. PDK-ja nuk e ka dilemë që e vetme mund ta bëjë Kosovën ndryshe, është shumë me rëndësi që në vendet e tranzicionit, në vende ku nuk funksion sistemi si duhet, kush është ai ose ajo që e udhëheq atë proces. Unë mendoj se PDK-ja ka treguar siç ka thënë edhe kryetari Veseli. ‘PDK-ja mund të bëjë lëshime diku tjetër, por për shtetin, për kombin dhe për vendin Partia Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë kurrë lëshime dhe gabime’”, ka thënë Kuçi në emisionin ‘n’kuvend”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roger Federer është gati të nisë sezonin e tij të…