Himni ngrit nga karroca ish-senatorin Bob Dole (Video)

19 janar 2018 | 10:47

Ish-senatori amerikan, njëherësh veteran i Luftës së Dytë Botërore, Bob Dole, është ngritur nga karroca e tij invalidore për himnin kombëtar gjatë një ceremonie që është mbajtur në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Atje, amerikani është nderuar me “Medaljen e Artë të Kongresit” , për shërbim ndaj vendit, njofton Klan Kosova.

Bob Dole ka qenë kandidat republikan për president në vitin 1996 dhe kryetar i shumicës republikane në Senat nga viti 1985 – 1996.

Politikani i shquar që me vizitën e tij në vitin 1990 në Prishtinë, e ka vu çështjen e Kosovës në vëmendjen e politikës së jashtme amerikane, ka mbetur për më shumë se 30 vjet një mik i madh i shqiptarëve.

Ai kishte mbështetur edhe ndërhyrjen e NATO-s si dhe pavarësinë e Kosovës. (KK)

https://www.facebook.com/cnn/videos/10157828978646509/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka pritur në…