![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/01/14EFB196-7C7D-49C3-AC1E-569E965273BA.jpeg)
Kjo është Dardana që vdiq dje në aksidentin në Penuhë
01 janar 2019
| 13:54
Një aksident dje në orët e pasditës në fshatin Penuhë të Podujevës ka qenë fatal për një femër. Në këtë aksident që janë përfshirë tri vetura, ka rezultuar edhe me tetë të plagosur.
Dardane Murtezi-Ademi, e bija e Bashkimit, mbesa e Ymer Trudës, nuk ka arritur të mbijetoi nga ky aksident duke ndërruar jetë.
32 vjeçarja ka lënë prapa dy fëmijë, një djalë e një vajzë.
Varrimi i viktimës së aksidentit do të bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Trudë.