Esat Lata ngushëllon familjen Hyseni

01 janar 2019 | 16:46

Kryetari i Federatës të Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës, Esat Lata e ka ngushëlluar familjen Hyseni pas vdekjes së kampionit të dalluar Avni Hyseni, i cili ishte edhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Më keqardhje të thellë morëm lajmin për vdekjen e hershme të kampionit të Federatës të Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës, sportistit të dalluar Avni Hyseni. Në emër timin personal, në emër të Federatës dhe të gjithë sportistëve i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes Hyseni”, ka thënë Esat Lata.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti britanik Lewis Hamilton për herë të pestë është shpallur…