Dortmundi zyrtarizon kalimin e Pulisiqit te Chelsea

02 janar 2019 | 11:46

Borussia Dortmundi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e anësorit amerikan, Christian Pulisiq.

Klubi nga Premier Liga ka paguar 64 milionë euro për shërbimet e Pulisicit që do të mbetet te Dortmundi si i huazuar deri në fund të sezonit.

“Ka qenë ëndërr e Christianit që të luante në Premier Ligë. Kjo ndoshta është për shkak të origjinës së tij dhe nuk kemi mundur t’ia zgjasim kontratën. Për këtë shkak kemi vendosur që të pranojmë këtë ofertë luksoze nga Chelsea”, ka thënë Michael Zorc, drejtor i Dortmundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faza përfundimtare e shtetësisë së Kosovës që ka të bëjë…