![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/01/99A78F36-39CA-4E4A-91E8-843F509ACC06.jpeg)
Edhe një zëvendësministër i Qeverisë së Kosovës ndalohet në pikën kufitare në Merdarë
02 janar 2019
| 16:32
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës, njëherësh zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Boban Stankoviç.
Ditë më parë në Merdare është ndaluar për disa orë e më pas është liruar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq.
Haradinaj këtë ndodhi e ka konsideruar si provokim dhe qasje jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të Kosovës.
I pari i qeverisë ka theksuar se Stankoviç po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe.