Ky është moti për nesër

02 janar 2019 | 21:46
Mot i ftohtë do të vazhdojë të mbretërojë edhe nesër në Kosovë, e edhe me të reshura të borës, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende–vende me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius. Kjo gjendje sinoptike është pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit të cilat do ta mbajnë këtë gjendje termike me vlera negative gjatë gjithë ditës”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo mund të ishte transferuar te Napoli në merkaton…