Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim

03 janar 2019 | 13:56

Ministria e Infrastrukturës me anë të një komunikate për media ka njoftuar qytetarët se pas reshjeve të fundit të borës, të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme.

“Kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve të kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës, janë në kujdestari 24 orëshe dhe deri më tani kanë arritur me sukses që rrugët e vendit t’i mbajnë të hapura dhe të sigurta për qarkullim”, është bërë me dije në komunikatën e ministrisë.

Ministria e Infrastrukturës u bënë thirrje ngasëseve që t’u përshtaten kushteve të rrugëve dhe jenë të pajisur me pajisje dimërore konform ligjit, në mënyrë që të zhvillojnë qarkullim të sigurt dhe pa pengesa. 

Po ashtu ministria u bënë thirrje disa prej mediave në vend, që të mos publikojnë lajme të paqena lidhur me gjendjen e rrugëve në vend, duke shkaktuar panik dhe huti në mesin e qytetarëve.

“Ministria e Infrastrukturës, mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të sigurojnë qarkullim të lirë dhe të sigurt në trafikun rrugor. Andaj duke u kërkuar të gjithë ngasësve që të kenë kujdes gjatë vozitjes, apelojmë tek qytetarët e vendit që për çdo pengesë në ato rrugë që janë përgjegjësi e ministrisë, të kontaktojnë pa hezitim, në mënyrë që të merren masa adekuate konform situatës”, është thënë më tej në komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e të reshurave të mëdha të borës, disa…