Veseli: Njohja e Kosovës nga Serbia, e pashmangshme (Video)

04 janar 2019 | 11:25

Kosova nuk ka pretendime për më tepër territor, por as nuk do të japë territor. Kështu është zotuar i kryetari i Kuvendit dhe PDK-së, Kadri Veseli.

Sipas tij, vendit i nevojitet unitet për dialogun me Serbinë dhe se presidenti Hashim Thaçi ka rolin e tij kushtetues

Veseli ka adresuar kritika për Bashkimin Evropian (BE) për mosliberalizimin e vizave për kosovarët, megjithatë ka thënë se BE-ja mbetet partner i Kosovës në rrugën e saj perëndimore.

Përgjegjësi politike ka kërkuar edhe nga dy partitë opozitare LDK-ja dhe Vetëvendosje, duke thënë se nuk duhet të refuzojnë bashkëpunimin kur është në çështje interesi nacional.

I pari i Kuvendit në një intervistë për “KosovaPress”, ka ripërsëritur thirrjen për unitet, ndërsa ka ftuar Serbinë që të njohë shtetësinë e Kosovës.

“Duhet t’i bashkohet Kosova Kosovës. Do të thotë t’i lëmë pjesën e korrigjimit e këto… Ne nuk pretendojmë të marrim ndonjë pjesë të territorit, e s’do t’i japim asnjë pjesë të territorit. Por, se do të interesohemi për shqiptarët tanë në Luginën e Preshevës, dhe se jemi të gatshëm të marrim Preshevën, Medvegjën e Bujanocin nëse Serbia i abuzon dhe mendon se është më mirë me qenë me Kosovën, kjo po. Dhe, s’ka çka i dhemb askujt në këtë aspekt. Kosova, këtë territor që e ka, hajdeni të shkojmë ta mbrojmë së bashku me partnerët tanë, ta fitojmë ulësen në OKB”, ka thënë Veseli.

Ai është shprehur i bindur se është e pashmangshme njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

Më tutje, Veseli ka kujtuar kohën kur Kosova pati filluar negociatat me Serbinë në Vjenë, ku PDK-ja edhe pse ishte opozitë kishte marrë pjesë në atë proces, pasi sipas tij ky ishte interesi i vendit.

Ky fakt, Veselin e ka shtyrë të jetë edhe më kritik ndaj LDK-së dhe Vetëvendosjes, pasi që sipas tij, vetëpërjashtimi i këtyre të dyjave nga ky proces i jep mundësi Serbisë që të pastrohet nga gabimet e së kaluarës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajzat adoleshente kanë dy herë më shumë gjasa se djemtë…