Alarmante, mbi 40 mijë kosovarë po presin viza pune nga Gjermania

05 janar 2019 | 00:33

Numri i kosovarëve që po presin viza pune nga shteti i Gjermanisë është vërtetë alarmant. 

Burime të Indeksonline mësojnë se mbi 40 mijë kosovarë janë në pritje të përgjigjes nga ambasada e Gjermanisë për tu pajisur me vizë pune dhe më pas për të ikur nga Kosova.

Ky numër është vetëm i personave që kanë siguruar kontrata pune nga shteti gjerman.

Aktualisht në Ambasadën e Gjermanisë radha për përgjigje të vizës iu ka ardhur personave që kanë aplikuar në gusht të vitit 2017.

Se largimi i fuqisë punëtore nga Kosova mund të kap shifra shqetësuese, tregon edhe fakti që vetëm në dy vitet e fundit, mijëra persona kanë marrë përgjigje të vizave të punës duke braktisur vendin.

Burime të Indeksonline mësojnë se shumica e përgjigjeve janë pozitive nga Ambasada e Gjermanisë, për personat që kanë kontrata pune nga kompani serioze në shtetin e fuqishëm evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së shpejti mund të kemi një futbollist shqiptar te klubi…