Bogdani: Do të doja të luaja ndaj Serbisë

06 janar 2019 | 10:49

Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Erjon Bogdani ka bërë me dije se i ka mbetur merak paraqitja në ndeshjen ndaj Serbisë në Beograd.

“Do të doja të kisha luajtur kundër Serbisë. E kam ndjekur nga televizori dhe ishte shumë emocionuese. Ka qenë ndeshje e bukur, për mendimin tim, nëse ndeshja do të vazhdohej të luhej, do ta fitonim ne. Unë kam luajtur pak me De Biasin, ndërsa më pas kam qenë pjesë e stafit. Shumë gjëra u mblodhën bashkë për atë sukses. Trepikëshi që morëm në tavolinë ndaj Serbisë na ndihmoi nga ana morale. Çunat punuan fort edhe në barazimin 0-0 në Danimarkë. Evropiani do të ngelet në zemrën time. E kam të vështirë të flas për kombëtaren tani, pasi e shoh vetëm nga televizori ose stadium. Panuccit i është dashur të ndryshojë shumë, pasi kemi një ndërrim brezash. Si lojtarët me të ardhme të madhe do të veçoja Asanin e Partizanit dhe Trashin. Janë 2 lojtarë që kanë spikatur”, ka thënë Bogdani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgimtarët të cilët jetojnë dhe veprojnë prej vitesh e dekadash…