Korrupsioni qeveritar në Malajzi, në gjyq paraqitet edhe Leonardo DiCaprio

06 janar 2019 | 19:19

Aktori hollivudian Leonardo DiCaprio u mor në pyetje para gjykatës amerikane në kuadër të hetimeve lidhur me korrupsionin në Fondin Shtetëror Zhvillimor të Malajzisë (1MDB), në të cilin është përfshirë edhe ish-kryeministri i Malajzisë, Najip Razak.
Hetuesit konsiderojnë se DiCaprio si një dëshmitar mund të japë informacione të dobishme lidhur me hetimet për larje të disa qindra miliona dollarëve nga fondi investimit.

Autoritetet amerikane e ngarkojnë ndërmarrësin malajzian Jho Taek Low për larje të disa qindra miliona dollarëve të cilat i kishte marrë nga Fondi për Zhvillim të Malajzisë dhe këto para ua ka shpërndarë të afërmve të tij, përcjell “Atsh”.

Pretendohet se në mesin e tyre ishte dhe aktori DiCaprio. Në mes tjerash se filmi “The Wolf of Wall Street” i vitit 2013, në të cilin DiCaprio luan rolin kryesor është financuar nga këto para.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lufta kundër korrupsionit edhe gjatë vitit 2018, sikur edhe në…