Talibanët vrasin dhjetëra zyrtarë policorë në Afganistan

07 janar 2019 | 15:47

Militantët talibanë sulmuan disa postblloqe të sigurisë në perëndim të Afganistanit duke vrarë 21 zyrtarë policorë dhe pjesëtarë të milicisë pro-qeveritare, njoftuan të hënën autoritetet.

Sulmet kanë ndodhur në dy pjesë të ndryshme të provincës Badghis, e cila kufizohet me Turkmenistanin.

Abdul Aziz Bek, udhëheqës i këshillit provincial, ka thënë se 14 policë janë vrarë, ashtu si edhe shtatë pjesëtarë të milicisë.

Jamshid Shahabi, zëdhënës i guvernatorit të provincës, ka thënë se së paku 15 militantë talibanë janë vrarë dhe dhjetë janë plagosur në luftime.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Zëdhënësi i tyre, Qari Yousuf Ahmadi, ka thënë përmes një deklarate se militantët kanë vrarë 34 pjesëtarë të forcave të sigurisë. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata politike në Gabon "është nën kontroll" pas përpjekjes për…