Haradinaj takon përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve

08 janar 2019 | 11:32

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për modalitetet për vazhdimësinë e mbajtjes së qëndrueshmërisë në tregun tonë.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, kryeministri ka thënë se pas vendimit për tarifën në importet për mallrat nga Serbia dhe BeH është arritur të mbahet stabiliteti i tregut, me gjithë oscilimet e lehta të çmimeve.

“Me përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, diskutuam modalitetet për vazhdimësinë e mbajtjes së qëndrueshmërisë në tregun tonë dhe u dakorduam që me të gjithë mekanizmat t’i bashkërendojmë veprimet për të rritur anticipimin strategjik. Pas vendimit për tarifën në importet për mallrat nga Serbia dhe BeH është arritur të mbahet stabiliteti i tregut, me gjithë oscilimet e lehta të çmimeve”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në…