Haradinaj zotohet se do të merren parasysh kërkesat e SBAShK-ut

08 janar 2019 | 13:43

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj.

Me këtë rast kryeministri është zotuar se para votimit të Projektligjit për paga do të merren parasysh disa nga kërkesat e  sindikatës dhe mësimdhënësve.

“Rritja e buxhetit në arsim është një nga hapat e shumtë që kemi ndërmarrë si Qeveri për ta përmirësuar gjendjen në këtë sektor. Krahas kësaj është bërë edhe punë e madhe me Ligjin e Pagave, duke i zyrtarizuar pagat e mësimdhënësve që deri tani, bazoheshin në vendime dhe në shtesa të rrezikshmërisë. Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit i njoftova për nevojën që ky ligj të kalojë sa më parë në Kuvendin e Kosovës dhe pas kësaj të hapet rrugë për të bërë përmirësimet e nevojshme në të ardhmen. Po sot, u zotuam se do të angazhohemi bashkërisht që përpara votimit në Kuvend, të merren parasysh disa nga kërkesat e sindikatës dhe mësimdhënësve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 /Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hapja e negociatave është objektiv për Shqipërinë gjatë këtij viti.…