Lluka dhe Bahtiri takojnë minatorët e Trepçës, s’arrijnë marrëveshje

09 janar 2019 | 12:40

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, janë takuar me këshillin grevist të Minatorëve. Por, ky takim rezultoi pa marrëveshje.
Pas më shumë se dy orësh takim, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për minatorët grevistë, një gjë e tillë nuk është arritur.

Minatorët nga ana e tyre kanë reduktuar kërkesat në dy sosh: Rritjen e pagave për 20 për qind si dhe shkarkimin e Bordit dhe Menaxhmentit të Trepçës.

Ata janë shprehur të vendosur se pa realizimin e këtyre kërkesave nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje, duke paralajmëruar kështu edhe eskalim. Kujtojmë se Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë që nga 3 janari i këtij viti./kp

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora ka zbuluar se i ka dhënë dhuratë shtëpinë…