Arabia Saudite redukton eksportimin e naftës
09 janar 2019
| 19:12
Arabia Saudite do të reduktojë në janar eksportet e saj të naftës me 10%, në raport me nëntorin për të stabilizuar tregjet.
Këtë e bëri të ditur sot ministri i Energjisë, Khalid al-Falih. “Mbretëria Saudite, eksportuesi i parë në botë i naftës, do të reduktojë eksportet e saj me 800000 fuçi në ditë, duke arritur 7,2 milionë fuçi në janar kundrejt 8 milionë fuçi që ishte në nëntor”, u shpreh ministri Khalid al-Falih.