![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/01/4eb5fbeb-dac2-466a-9414-587b0f5ba175-w1023-r1-s_1516388509-8754909.jpg)
UNICEF: Rreth 1.3 milion fëmijë të zhvendosur në Irak
19 janar 2018
| 21:55
Rreth gjysma e 2.6 milionë njerëzve të zhvendosur në Irak, pas luftës trevjeçare me grupin militant Shteti Islamik, janë fëmijë, bënë të ditur Kombet e Bashkuara.
Sipas tyre, Qeveria e Bagdadit ka shpallur fitore ndaj militantëve muajin e kaluar, por bombadrimet dhe të shtënat e vazhdueshme e bëjnë të vështirë rikthimin e të zhvendosurve.
“Besojmë se si rezultat i konfliktit, mungesës së investimeve me vite dhe varfërisë, janë mbi 4 milionë fëmijë në nevojë në gjithë Irakun”, tha Peter Hawking, përfaqësues i Agjencisë për Fëmijë të OKB-së në Irak.
Ai tha se rreth 1.3 milion nga 2.6 milionë të zhvendosur nga luftimet shkatërruese me Shtetin Islamik janë fëmijë.