Haradinaj takon Zaevin, flasin për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve

13 janar 2019 | 15:46

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar sot me homologun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se gjatë këtij takimi ka përgëzuar Zaevin për përmbylljen me sukses të plotë të Marrëveshjes së Prespës, duke i garantuar popullit dhe shtetit fqinj perspektivë të qartë euroatlantike.

“Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me Shkupin zyrtar janë të shkëlqyera”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike…