![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/01/usa-britain-trump-may_1516397175-8412545.jpg)
Trump dhe May, takohen javën e ardhshme
19 janar 2018
| 22:28
Donald Trump do të takohet javën e ardhshme me Theresa May në kuadër të samitit të Davosit në Zvicër.
Shtëpia e bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan do të takohet me kryeministren e Britanisë së Madhe ‘për të forcuar edhe më tej marrëdhënien e veçantë mes shteteve’.
Trump do tu bashkohet në Davos liderëve botëror në kuadër të Forumit Ekonomik.
Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë në mesin e liderëve që do të marrin pjesë në takim.