Bekim Jashari: UÇK-ja, krenaria jonë

13 janar 2019 | 16:35

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas nisjes për në Hagë të dy ish komandantëve të UÇK-së, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjithmonë do të jetë në mbështetje të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, Lushtaku dhe Mustafa do ta tejkalojnë këtë sfida sikurse që deri më tani i kanë kalua sfidat e tjera.

Postimi i plotë i Jasharit:

Gjithmonë në mbështetje të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Sa herë që është folur dhe shkruar, është dëshmuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – e shenjtë për popullin shqiptar, ka qenë e drejtë.

Edhe gjykimet madje kanë nxjerr pastërtinë e luftës së drejtë të popullit shqiptar.

Në çfarëdo aspekti që gjykohet lufta e shenjtë për lirinë e popullit tonë të vuajtur me shekuj, nga pushtuesi më barbarë që ka njohur historia e njerëzimit, secili luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa asnjë mëdyshje, do ta ketë mbështetjen time dhe të mbarë popullit shqiptar.

Si çdo sfidë tjetër që është tejkaluar, edhe kjo do të jetë tejkaluar, si në rastin e gjeneralëve Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa, dhe të tjerëve.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës krenaria jonë!

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania regjistroi 11,2 miliardë euro suficit buxhetor në vitin 2018,…