Lladrovci: Ju presim përgjithmonë fitimtar gjeneral Lushtaku dhe gjeneral Mustafa

13 janar 2019 | 22:08

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas shkuarjes në Hagë të ish dy komandantëve të UÇK-së, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa – Remi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ashtu si deri sot, edhe sot e tutje, do të konfirmohet pastërtia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“UÇK-ja ishte dhe mbetet krenaria jonë, me vlerën e qëllimeve dhe veprimeve. Ashtu do të jenë të gjithë të ftuarit në Hagë, edhe gjeneralët tanë fitimtarë, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa, sepse janë me jetë e me vepra kontribuues të lirisë së popullit të vet. E drejta jonë për të qenë të lirë, ishte e drejtë e jona që nuk mund ta mohoj asnjë gjyq as akuzë e rrejshme, ju presim përgjithmonë fitimtar gjeneral Lushtaku e gjeneral Mustafa”, ka shkruar Lladrovci.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, përmes një postimi…